E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, aksident rrugor, vdes 24 vjeçari

Një aksident, me pasojë vdekjen e një 24- vjecari, ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Elbasan- Librazhd. Burime të policisë bënë të ditur se një mjet i tipit audi me targë TR 7876 F, si pasojë e shpejtësisë, doli nga rruga, u përplas me bordurën anësore të rrugës, si pasojë drejtuesi i tij, 24- vjeçari Maringlen Lushnjari, ndonëse u dërgua menjëherë në spital, ku gjeti vdekjen nga plagët e rënda. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara nga ana e drejtuesit të mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›