E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi uron homologun Berisha

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar dje Kryeministrin Sali Berisha për hyrjen e Shqipërisë në NATO. Nëpërmjet një telefonate, Kryeministri Thaçi i përcolli shefit të qeverisë shqiptare urimet më të përzemërta të qeverisë së tij dhe të popullit të Kosovës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kryeministri Thaçi e vlerësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si një ngjarje të madhe historike për Shqipërinë dhe për çdo shqiptar, si një ngjarje të cilën po e feston mbarë populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që ata janë. Kryeministri Berisha e falënderoi homologun e tij për urimin dhe u shpreh se e ardhmja më e ndritur për Shqipërinë dhe shqiptarët është anëtarësimi i tyre në NATO dhe në Bashkimin Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›