E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, aksidentohet efektivi i policisë

ELBASAN-Një oficer policie është aksidentuar pak minuta më parë pranë rrugës së universitetit “Aleksandër Xhuvani” në qytetin e Elbasanit. Policia e Elbasanit konfirmoi se efektivi i policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, Bexhet Agolli ka qënë duke udhëtuar me një motor ndërkohë që një drejtues automjeti pasi kishte parkuar makinën e tij ka hapur derën vrulltazi dhe ka hedhur në tokë efektivin. Agolli me plagë trupore është dërguar me urgjence në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmën e parë, ndërkohë që policia po heton rrethanat e aksidentit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›