Berisha: Edukim masim nëpërmjet internetit
TIRANë- Kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi sot me përfaqësues të komunitetit të IT-së, kërkoi edukim masiv të qytetarëve shqiptarë në përdorimin dhe shfrytëzimin e internetit.
Duke folur për prioritetet e zhvillimit në këtë fushë, kryeministri Berisha tha se qeveria së shpejti do të dalë në treg për ndërtimin e rrjetit kombëtar në internet, i cili do të mbështetet mbi partneritetin publik e privat.
"Do të aplikojmë të gjitha mënyrat që brenda tre vitesh të arrijmë që çdo familje shqiptare të marrë internet me bandë të gjerë. Ne do të bëjmë çdo përpjekje që të rinjtë të kenë kompjuter dhe duhet ta mbajmë premtimin tonë", u shpreh Berisha.
Por, theksoi ai "sërish jemi shumë prapa në edukimin e qytetarëve shqiptarë në përdorimin dhe shfrytëzimin e potencialeve të internetit. është i domosdoshëm një edukim masiv që të kapte të gjitha shtresat, ku çdo qytetar të mund të shfrytëzojë shërbimet e ofruara".
Nga ky takim, kryeministri Berisha kërkoi ngritjen e një Forumi kombëtar të përbërë nga përfaqësues të qeverisë dhe sektorit publik, i cili të përcaktojë përparësitë e veprimit të përbashkët.
"Objektivi ynë është që Shqipëria në tre vite të zgjerojë me shpejtësinë më të madhe shërbimin e informacionit në shoqërinë shqiptare", tha Berisha.
Sipas kryeministrit "ne jemi vend i vogël dhe shoqëri e re në moshë, ndaj i kemi të gjitha mundësitë të përmbushim ambicjet tona në këtë fushë".
(d.b/BalkanWeb)