E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në Greqi, Banka Europiane: Asnjë ndihmë nga ana jonë

BRUKSEL- Banka Evropiane e Investimeve (BEI), përgënjeshtroi sot hipotezën se ajo do të ndihmonte Greqinë për të zbutur borxhin publik që rrezikon të destabilizojë vendin, ose për të ndihmuar vende të tjera të BE-së. "Asnjë ndihmë nga ana e BEI-t", thuhet në një deklaratë për shtyp të presidentit të kësaj banke, Philippe Maystadt. "Misioni dhe statuti i BEI-t nuk na lejojnë të japim ndihma për vendet anëtare, kjo në termat e mbështetjes për deficitet ose detyrimet për pagesa. BEI mund të financojë vetëm projekte ekonomikisht të përballueshme", thuhet më tej në deklaratë. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›