Djali vret babanë me thikë, kishte çrregullime mendore
06/04/2011 E ka qëlluar në mesnatë, 74-vjeçari u gjet nga nipi në mesditë. Fqinjët: Ishte përdorues droge
FIER- Rishfaqet krimi në familje në rrethin Fier. Këtë radhë djali ka vrarë babanë e vet me mjete të mprehta thikë. Gjithçka është regjistruar si ngjarje e rëndë në orët e mesditës të së martës në shtëpinë e Koli Rrapi, 74 vjeç, në lagjen “Mbrostar Ferko” ku ka mbetur i vdekur ky i fundit. Autori i dyshuar dhe i arrestuar prej policisë është djali i tij, me probleme në shëndetin mendor Aleko Rrapi 42 vjeç. Në fakt krimi mendohet të ketë ndodhur shumë orë para se të zbulohej viktima brenda ambienteve të shtëpisë, ku jetonte së bashku me të birin, në një ndërtesë përdhese disa km larg qendrës së qytetit Fier.
Vrasja
Gjithçka mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Pasi ka qëlluar babanë dhe e ka lënë të vdekur autori është strehuar në ambiente të tjera të shtëpisë. Ndërsa në ditën e djeshme është larguar prej saj sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Mesnatën e krimit babai dhe djali ishin së bashku nën shtëpi, pasi nëna e të ndaluarit ka qenë tek e bija e martuar në Vlorë. Kështu që nuk dihet me saktësi pse ka nisur grindja që ka degjeneruar deri në krim. Në orët e mesditës në këtë banesë ka shkuar njëri prej nipërve të viktimës. Nipi i viktimës jeton së bashku me familjen e tij nënën dhe babanë ngjitur me shtëpinë e gjyshit, por gjithsesi në ndërtesë tjetër. Ai është futur brenda ambienteve të oborrit, ka thirrur, por nuk ka dëgjuar asnjë përgjigje nga gjyshi i tij. Përballë këtij fakti është futur brenda shtëpisë në dhomën ku qëndronte i moshuari dhe ka gjetur atje pa jetë mes gjakut 74-vjeçarin. Pasi ka njoftuar të afërmit për këtë ngjarje të rëndë, nipi ka lajmëruar më pas policinë. Kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer veprimet e para hetimore. Burime paraprake të policisë thanë se vdekja ka ardhur si pasojë e goditjes me mjete të mprehta e të moshuarit shumë orë përpara ekspertizës. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe mbledhja e fakteve policia arriti në përfundimin paraprak se ky ishte një krim brenda familjes, për këtë arsye blutë kryen dhe ndalimin e djalit të tij 42-vjeçarit Aleko Rrapi. Sipas banorëve të lagjes, autori vuan nga çrregullime në shëndetin mendor. Ai ka jetuar si emigrant në SHBA dhe është kthyer para disa vitesh në Shqipëri. Që në kthimin e tij, shkaqet nuk dihen, ai është shfaqur agresiv, duke dhënë para banorëve të lagjes dhe prindërve të tij simptoma të sëmundjes mendore. Mësohet se djali ushtronte ndaj tyre dhunë psikologjike madje ndonjëherë edhe fizike. Policia e ka shoqëruar autorin disa herë në komisariat, ndërsa prej kohësh ai mjekohej në spitalin psikiatrik të qytetit bregdetar të Vlorës. Burime nga ky spital kanë pohuar se autori mjekohej pranë këtij institucioni të shëndetit mendor, ndërsa kanë shtuar se ai ka dalë që andej para rreth shtatë ditësh. Natën e mbrëmshme pas një grindjeje me babanë e tij, ai e ka qëlluar këtë të fundit me thikë duke e lënë të pajetë.
Fqinjët
Sipas fqinjëve, 42-vjeçari ka qenë shpesh agresiv me familjarët e vet, nënën dhe babanë e moshuar. Ai ka qenë emigrant në SHBA, por nuk dihen arsyet e kthimit të tij në Shqipëri. Mendohet se duke qenë edhe përdorues i lëndëve narkotike ka ndikuar tepër negativisht në agresivitetin e tij. Ishte i papunë dhe shpesh grindej me të atin për lekë dhe për shkaqe banale në familje. Prindërit e tij jetonin vetëm me këtë djalë, pasi ky ka qenë i sëmurë dhe i pamartuar. Fëmijët e tjerë të bashkëshortëve pleq janë të martuar dhe të ndarë nga trungu familjar. Fqinjët pohojnë se prindërit e tij janë njerëz shumë të mirë dhe të komunikueshëm, por djali i tyre 42-vjeçar, ka shfaqur edhe me fqinjët shenja të agresivitetit. Vetëm një javë më parë, një i sëmurë mendor nga Donofrosa e Beratit, masakroi për vdekje një fëmijë nëntëvjeçar nga Luari i komunës Kuman, i cili kishte shkuar në Donofrose tek gjyshërit e tij. Çrregullimi mendor i këtyre njerëzve, po sjell kosto të madhe në shoqërinë shqiptare, duke shtuar numrin e krimeve në vendin tonë.