E Diel, 1 Nëntor 2026

Libri i parë i shtypur në shba do të shitet në ankand!

NJU JORK- Një kopje e rrallë e "Bay Psalm Book", libri i parë i shtypur në SHBA, do të shitet në ankand në Nju Jork, bënë të ditur burime zyrtare vendase. 

Burimet shtuan se ky libër kishte një vlerë prej 30 milionë dollarësh. Ky libër, që daton në vitin 1640, u hartua nga pastorë në Masaçusets, në verilindje të vendit. 

Botimi i parë i "Bay Psalm Book", u shtyp në Masaçusets dhe është një nga 11 kopjet e njohura, që pritet të shitet në ankand. Asnjë kopje e "Bay Psalm Book" nuk është shitur në ankand, që nga viti 1947. Vepra i përkiste një kishe në Boston.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›