Elbasan, arrestohet 38 vjecari me 706 gr heroinë
TIRANE- 706 gr heroinë u kapën pasdite në afërsi të poliklinikës dentare të Elbasanit nga policia e këtij qyteti, e cila në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka ndaluar 38 vjecarin, Gazmir Bezani duke i gjetur atij në trup sasinë e lëndës në fjalë. Operacioni i koduar “Transportuesi”, e ndoqi 38 vjecarin gjatë lëvizjeve të tij në qytet dhe në afërsi të poliklinikës dentare bëri ndalimin dhe kontrollimin personal të tij.
Heroina u gjet në një pako brenda së cilës gjëndej lënda pluhur në ngjyrë të kafe, dhe menjëherë Bezanit i janë vënë prangat. Burime të Policisë thanë se ky person ishte dënuar më parë me 6 vite burg në Greqi për transport të lëndëve narkotike.
(m.a/News24/BalkanWeb)