Lezhë, plagoset pranë banesës oficeri i policisë
LEZHE- Plagoset pranë banesës në Lezhë, oficeri i qarkullimit në Komisariatin e Policisë së Laçit, Krenar Molla. Nënkomisari është qëlluar me plumba pistolete nga këmbët, ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të pasdites gjatë xhiros së mbrëmjes në qytetin e Lezhës. Policia ka shpallur në kërkim një të dyshuar për ngjarjen, i cili mësohet se është fqinj i autorit.
Ngjarja hetohet si një grindje e ardhur për shkak të konflikteve të pronësisë mes autorit dhe oficerit. Burimet zyrtare të policisë kanë përjashtuar faktin që ngjarja të ketë të bëjë me profesionin e oficerit Molla. Të njëjtat burime bënë të ditur se autori i dyshuar është shpallur në kërkim. Ngjarja mësohet të ketë për motiv grindjen për një shtesë në pallatin ku banon oficeri i policisë.
(e.n/News24/BalkanWeb)