E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet 57-vjeçarit, abuzoi me të mitur

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur.

Ngjarja ndodhi më date 22.06.2010, kur shtetasi Kapinova ka shkuar në banesën e familjes Sh.ç, në fshatin Dushk të Belshit, i cili i është paraqitur si nevojtar dhe donte të strehohej tek banesa e fëmijës.

Pasi është futur dhe ka pushuar, ai nen kërcënimin e një arme të ftohtë të llojit (thikë) i është afruar të miturit B. ç dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me këtë fëmijë, duke kryer veprime të turpshme ndaj tij.

Shtetasi Hekur Kapinova, pasi është larguar nga banesa e shtetasit Sh.ç, është bere shpallja në kërkim e 57-vjeçarit dhe pas një pune të mirëorganizuar, është bërë i mundur kapja e tij dhe arrestimi në flagrancë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›