E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet autori i vrasjes së Donald Lamçes

Foto arkiv

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin e vrasjes së 20-vjeçarit Donald Lamçja, 5 ditë më parë në fshatin Bujqës.

Azmir Lleshanaku, 23 vjeç, është vënë në pranga si autori i ngjarjes, ndërkohë që pak ditë më parë ishte arrestuar edhe kushëriri i tij, Gentian Lleshanaku, i cili sipas policisë e ka ndihmuar autorin të arratisej pas krimit.

Sipas policisë së së Elbasanit, vrasja e 20-vjeçarit Lamçja ka ardhur pas një debati mes autorit dhe viktimës. Pas grindjes me fjalë, autori ka shkuar në banesën e tij, ka marrë armën e krimit dhe pasi i ka kërkuar 20-vjeçarit të dalë jashtë lokalit ku ai po darkonte me disa miq, ka qëlluar disa herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëherëshme.

Policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, një automatik me një krehër fishekësh, në shtëpinë e kushëririt të autorit të ngjarjes, Gentian Leshanaku.  Gjithashtu, janë sekuestruar edhe mjeti me targa të huaja, me të cilin mendohet se autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe 13 telefona celularë. / B.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›