Whitney u mbyt në vaskë pas përdorimit të tepërt të drogës
Whitney Houston është mbytur në vaskë pas një ataku në zemër, që mund të jetë shkaktuar nga drogërat që kishte marrë, mes të cilave edhe kokaina. Këto janë rezultatet e analizave të kryera nga mjeku ligjor në trupin e këngëtares, e cila u gjet e vdekur më 12 shkurt në një hotel në Los Angeles.
Diva e muzikës pop ndodhej në një hotel në Beverly Hills, ku po merrte pjesë në një mbrëmje të organizuar për shpërndarjen e çmimeve Grammy.
Raporti i mjekut ligjor, i cili flet për një aksident, konfirmon zërat që u përhapën pas vdekjes së këngëtares, sipas të cilëve Whitney kishte ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të drogës dhe ilaçeve.
Në trupin e këngëtares përveç kokainës janë gjetur gjurmë të marijuanës dhe ilaçeve qetësuese si Flexerili.
Ndërkohë, qarkullojnë zëra se ekziston një video seksi e Whitney-t me Ray J. Sipas disa mediave, familja e këngëtares i ka kërkuar atij ta bllokojë publikim e videos pikante. / Gazmira Ndoja