E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria pakistaneze ka vrarë 71 civilë

Së paku 71 civilë janë vrarë, gjatë sulmit të ndërmarrë gjatë fundjavës nga forcat ajrore të Afganistanit, në afërsi të brezit kufitar me Afganistanin, kanë njoftuar sot të mbijetuarit dhe zyrtarë të qeverisë-një pranim ky i rrallë për viktima në radhët e civilëve, i cili rrezikon të minojë përkrahjen e opinionit publik për luftën kundër militantëve.

Zyrtari i qeverisë, i cili deshi të mbetet anonim, theksoi se autoritetet tashmë kanë ndarë një shumë prej 125 mijë dollarë, për të kompensuar familjet e viktimave, në një fshat të largët, në rajonin fisnor Khyber.

Gjithashtu sot, banorët e një fshati theksuan se 13 civilë janë vrarë si pasojë e një sulmi me raketë, të ndërmarrë nga një fluturake amerikane pa pilot në veriperëndim të Pakistanit.

Megjithatë, zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjenerali Athar Abass, mohoi se të vrarët si pasojë e sulmeve ajrore kanë qenë civilë, duke theksuar se armata kishte informata se ushtria ka sulmuar një tubim të militantëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›