Bin Ladeni nuk është në Pakistan

Kryeministri i Pakistanit, Yousuf Reza Gilani, ka përjashtuar mundësinë që shefi i Al Qaidës, Osama Bin Ladeni, po strehohet në vendin e tij.
“Ai me siguri se nuk është në Pakistan”, tha Gilani, në intervistën dhënë kanalit televiziv amerikan, CNN.
“Ushtria e Pakistanit është duke ndërmarrë aksione të suksesshme dhe Bin Ladeni do të ishte kapur që moti, po të kishte qenë në Pakistan”, shtoi ai. Gilani po merr pjesë në samitin për siguri bërthamore, i cili po zhvillohet në Washington.
Shërbimet perëndimore informative supozojnë se Bin Ladeni është duke u strehuar në brezin kufitar mes Pakistanit dhe Afganistanit, rajon ky i cili po shfrytëzohet si qendër edhe nga ana e kryengritësve talebanë.
Qeveria në Islamabad po përballet me trysninë e SHBA-së, që të ndërmarrë aksione më të vendosura kundër militantëve në këtë rajon.
Në shkurt të këtij viti, agjentët e shërbimeve të fshehta të SHBA-së dhe të Pakistanit arritën të arrestojnë shefin ushtarak të talebanëve, Abdull Gani Baradarin, në qytetin bregdetar pakistanez, Karachi.