E Diel, 1 Nëntor 2026

Ultimatum Bakiyevit

Qeveria e përkohshme e Kirgizisë ka kërkuar sot që presidenti i përmbysur, Kurmanbek Bakiyev, të dorëzohet deri në fund të ditës të ditës së sotme dhe është kërcënuar se nëse kjo nuk ndodhë, do ta sulmojë bazën e tij në jug të këtij vendi.

Zoti Bakiyev ishte larguar në rajonin Jalalabab, nga kryeqyteti Bishkek, pasi forcat e sigurisë kishin hapur zjarr kundër protestuesve të opozitës, gjatë protestave që shpërthyen më 7 prill, duke vrarë me këtë rast së paku 80 persona.

Azimbek Beknazarov, nga qeveria e përkohshme, tha se është dhënë një dekret me të cilin zotit Bakiyev i është marrë imuniteti.

Presidenti i përmbysur, Kurmanbek Bakiyev, këmbëngulë se ende është president i Kirgizisë dhe thotë se nuk do të frikësohet nga kërcënimet se do ballafaqohet me arrestim eventual.

Mbështetësit e Bakiyevit u tubuan sot për të dytën ditë me radhë në qytetin Jalalabad.

Me këtë rast, Bakiyev mbajti një fjalim, para rreth 4 mijë ithtarëve të tij të tubuar në qendër të qytetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›