Sarkozy hidhëron Obamën

Samiti për siguri bërthamore në Washington, filloi në mënyrë mjaft pozitive për presidentin amerikan, Barack Obama-kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, lavdëroi samitin, ndërsa amerikanët njoftuan për përparim me Kinën, në negociatat për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit.
Fotografi të bukura dhe fjalë të ngrohta. Por harmonia u prish nga presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy. Gjatë fjalimit të tij, ai në mënyrë demonstrative përjashtoi mundësinë që vendi i tij të heqë në tërësi dorë nga arsenali i vet bërthamor.
“Nuk do të heq dorë nga armët bërthamore, të cilat garantojnë sigurinë e vendit tim. Franca i ka dhënë fund testeve bërthamore dhe kemi reduktuar për një të tretën arsenalin tonë bërthamor. Çdo gjë tjetër, që shkon përtej kësaj, e rrezikon sigurinë e Francës. Në thelb, Franca e mbështetë reduktimin e armëve bërthamore. Por ne do të ruajmë minimumin e këtyre armëve, i cili garanton sigurinë tonë”, deklaroi Sarkozy.
Sarkozy qysh në vitin 2008 kishte paralajmëruar se do të reduktojë nën 300 numrin e predhave bërthamore, të cilat i posedon Franca.
Në samitin e Washingtonit, i cili filloi të hënën dhe vazhdoi edhe gjatë ditës së djeshme, janë tubuar rreth 50 udhëheqës shtetëror, për të diskutuar për sigurinë bërthamore. Tema kryesore e samitit është lufta kundër terrorizmit bërthamor.
Para fillimit të samitit, Obama pati një takim bilateral me presidentin e Ukrainës, Viktor Janukovicin, me ç’rast Janukovic u zotua se vendi i tij do ta eliminojë uraniumin e pasuruar që e posedon.
"Ukraina deklaroi sot se do të eliminojë uranin e saj shumë të pasuruar, deri në samitin e ardhshëm bërthamor në vitin 2012. Një pjesë e madhe e materialit bërthamor do të largohet që këtë vit. Ukraina do të modifikojë strukturat e saj civile të kërkimeve bërthamore, në mënyrë që ato të funksionojnë me uran të pasuruar në nivel më të dobët", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs.
Në ndërkohë, SHBA-ja dhe Rusia dje nënshkruan edhe marrëveshjen për reduktimin e arsenalit të armatimit me shkallë të plutoniumit.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, protokollin e nënshkruan gjatë ditës së dytë dhe të fundit të samitit në Washington.
Në samitin në Washington nuk po marrin pjesë Irani, Siria dhe Koreja e Veriut. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk pranoi të merrte pjesë në takim dhe ka dërguar zëvendës-kryeministrin në vend të tij.
Mendohet se Izraeli ka arsenal bërthamor, por nuk ka nënshkruar Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore dhe nuk është objekt inspektimesh ndërkombëtare.
Izraeli e kundërshton me forcë programin bërthamor të Iranit, gjë që Teherani e ka akuzuar si qëndrim hipokrit.
Në anën tjetër, presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, tha se propozimet e ligjvënësve amerikanë për të vendosur sanksione kundër sektorit energjetik të Iranit nuk ka të ngjarë të tërheqin mbështetje të gjerë ndërkombëtare.
Në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan ABC, presidenti Medvedev tha se nuk beson se do të ketë konsensus ndërkombëtar në favor të sanksioneve kundër Iranit.
Rusia ka shumë investime në sektorin energjetik të Iranit, por zoti Medvedev është solidarizuar me përpjekjet e kryesuara nga Washingtoni për vendosjen e sanksioneve më ë ashpra kundër Iranit, në përgjigje të refuzimit nga ana e Teheranit për të përmbushur kërkesat e komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë punën fshehtë në reaktorët e vet bërthamorë.