Elbasan, arrestohet me 3 kg kanabis

Lenda e sekuestruar
Një shtetas ka rënë në pranga dhe një tjetër është arrestuar gjatë operacionit “Dyshja”, të zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes në qendër të qytetit të Elbasanit.
Selim Alla, 23 vjeç, me banim në fshatin Zgosht të rrethit të Librazhdit, është vënë në pranga gjatë operacionit policor të organizuar në sheshin kryesor të qytetit të Elbasanit. 23-vjeçari ka qenë me një person tjetër, ndërsa është identifikuar si posedues i një sasie droge. Nga kontrolli iu sekuestruan 3 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe 2 telefona celularë.
Ndaj tij u mor masa e arrestit për veprën penale Prodhim, shitje të lëndëve narkotike, në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 283/2 të Kodit Penal. Ndërsa ka arritur ti largohet policisë dhe është shpallur në kërkim një tjetër i ri i identifikuar nga policia, por për shkak të hetimeve nuk bëhet i ditur emri i tij. / Bardha Nergjoni