Elbasan, arrestohet një person për vjedhje
Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga 34-vjeçarin Agim Pisha, banor i fshatit së Pujgjës, pasi ai akuzohet për disa vjedhje.
34-vjeçari është autori i vjedhjes së një magazine me materiale hekuri.
Po ashtu, i arrestuari akuzohet edhe për disa vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit. Pisha ka qenë i dënuar më parë në Greqi, për tentativë vrasjeje.