Anulohen 30 provime, braktisen auditorët
Studentët dhe pedagogët e
universitetit "Ismail Qemali"
në qytetin e Vlorës
bojkotuan dje provimet në këtë
institucion, në shenjë proteste
ndaj zvarritjeve të Ministrisë
së Arsimit dhe Shkencës për
miratimin e programit të doktoraturës
në matematikë dhe
hapjen e 11 degëve të reja për
vitin e ardhshëm akademik.
Pedagogë e studentë nuk kanë
zhvilluar dje rreth 30 provime të
parashikuara për këtë ditë, në të
gjitha degët e këtij universiteti.
Pedagogët u mblodhën në hollin
e godinës së rektoratit, ndërkohë
që studentët qëndruan përpara
godinave të universitetit,
duke mos hyrë në auditorët ku
do të zhvilloheshin provimet.
Pedagogët e universitetit, Spiro
Caushi dhe Muftar Ramosaço, u
prononcuan për shtypin, duke
bërë të qarta qëllimet e bojkotit.
Ata sqaruan se Ministria e Arsimit
dhe Shkencës e ka zvarritur
procesin e miratimit të degëve
të reja, si dhe atë të vendimit
të Këshillit të Ministrave për
programin e doktoraturës në
matematikë. Ata theksuan se
në këtë mënyrë, Universiteti i
Vlorës po pengohet në rrugën
e transformimit dhe të shndërrimit
në një institucion arsimor
perëndimor, duke u trajtuar
si një universitet periferik. Në
këtë mënyrë, sipas Caushit dhe
Ramosaços, po sabotohet edhe
puna dhe përpjekjet që po bëjnë
drejtuesit e stafi pedagogjik për
përmbushjen e parametrave të
një universiteti me profi l bashkëkohor.
Bojkoti i procesit të
provimeve do të vazhdojë deri
në një prononcim dhe zgjidhje
të shqetësimeve, ku përfshihet
edhe miratimi i kampusit universitar.
Kërkesa për miratimin e
degëve të reja është përcjellë
pranë Ministrisë së Arsimit dhe
Shkencës që në mars, ndërkohë
që programi i doktoraturës, prej
më shumë se një viti, kohë kjo e
mjaftueshme për të përfunduar
procedurat përkatëse.
Mes programeve të reja, që
synohen të çelen vitin e ardhshëm
akademik, përfshihen:
diplomë e integruar në inxhinieri
elektrike dhe fi nancë, diploma
të nivelit të parë në fi zikë, kimi,
biologji, shkencat kompjuterikes,
arkeologji, histori, turizëm kulturor.
Synimi për çeljen e tyre, jo
vetëm pasuron numrin e diplomave
të lëshuara nga Universiteti
i Vlorës, por zgjeron dhe përmirëson
ndjeshëm kapacitetet që do
të furnizojnë tregun e punës, në
përputhje me standardet dhe
dinamikën e zhvillimit të tij. Kjo
është pjesë e strategjisë së stafi t
drejtues të Universitetit të Vlorës,
për transformimin e tij në një
institucion arsimor bashkëkohor.
Programet e reja, u shtohen
atyre që janë miratuar gjatë
më shumë se një viti në këtë
universitet, ku përfshihen edhe
programet e studimit master i
nivelit të parë në mësuesi, për
ciklin e lartë të arsimit bazë, në
degët gjuhë angleze dhe italiane,
në Fakultetin e Edukimit. Me përfundimin
e tyre, studentët përfi
tojnë diplomë "Master i nivelit
të parë (MNP), në mësuesi", për
ciklin e lartë të arsimit bazë.
Programet e studimit zgjasin për
një periudhë 1-vjeçare dhe ato
realizohen me 60 kredite. Për vitin
akademik 2008-2009, në këto
programe studimi janë planifi -
kuar të pranohen 240 studentë,
nga 120 për secilën degë.
Në Universitetin "Ismail Qemali",
në qytetin e Vlorës, studiojnë
aktualisht rreth 15000 të rinj e të
reja, të cilët përfi tojnë 21 diploma.
universitetit "Ismail Qemali"
në qytetin e Vlorës
bojkotuan dje provimet në këtë
institucion, në shenjë proteste
ndaj zvarritjeve të Ministrisë
së Arsimit dhe Shkencës për
miratimin e programit të doktoraturës
në matematikë dhe
hapjen e 11 degëve të reja për
vitin e ardhshëm akademik.
Pedagogë e studentë nuk kanë
zhvilluar dje rreth 30 provime të
parashikuara për këtë ditë, në të
gjitha degët e këtij universiteti.
Pedagogët u mblodhën në hollin
e godinës së rektoratit, ndërkohë
që studentët qëndruan përpara
godinave të universitetit,
duke mos hyrë në auditorët ku
do të zhvilloheshin provimet.
Pedagogët e universitetit, Spiro
Caushi dhe Muftar Ramosaço, u
prononcuan për shtypin, duke
bërë të qarta qëllimet e bojkotit.
Ata sqaruan se Ministria e Arsimit
dhe Shkencës e ka zvarritur
procesin e miratimit të degëve
të reja, si dhe atë të vendimit
të Këshillit të Ministrave për
programin e doktoraturës në
matematikë. Ata theksuan se
në këtë mënyrë, Universiteti i
Vlorës po pengohet në rrugën
e transformimit dhe të shndërrimit
në një institucion arsimor
perëndimor, duke u trajtuar
si një universitet periferik. Në
këtë mënyrë, sipas Caushit dhe
Ramosaços, po sabotohet edhe
puna dhe përpjekjet që po bëjnë
drejtuesit e stafi pedagogjik për
përmbushjen e parametrave të
një universiteti me profi l bashkëkohor.
Bojkoti i procesit të
provimeve do të vazhdojë deri
në një prononcim dhe zgjidhje
të shqetësimeve, ku përfshihet
edhe miratimi i kampusit universitar.
Kërkesa për miratimin e
degëve të reja është përcjellë
pranë Ministrisë së Arsimit dhe
Shkencës që në mars, ndërkohë
që programi i doktoraturës, prej
më shumë se një viti, kohë kjo e
mjaftueshme për të përfunduar
procedurat përkatëse.
Mes programeve të reja, që
synohen të çelen vitin e ardhshëm
akademik, përfshihen:
diplomë e integruar në inxhinieri
elektrike dhe fi nancë, diploma
të nivelit të parë në fi zikë, kimi,
biologji, shkencat kompjuterikes,
arkeologji, histori, turizëm kulturor.
Synimi për çeljen e tyre, jo
vetëm pasuron numrin e diplomave
të lëshuara nga Universiteti
i Vlorës, por zgjeron dhe përmirëson
ndjeshëm kapacitetet që do
të furnizojnë tregun e punës, në
përputhje me standardet dhe
dinamikën e zhvillimit të tij. Kjo
është pjesë e strategjisë së stafi t
drejtues të Universitetit të Vlorës,
për transformimin e tij në një
institucion arsimor bashkëkohor.
Programet e reja, u shtohen
atyre që janë miratuar gjatë
më shumë se një viti në këtë
universitet, ku përfshihen edhe
programet e studimit master i
nivelit të parë në mësuesi, për
ciklin e lartë të arsimit bazë, në
degët gjuhë angleze dhe italiane,
në Fakultetin e Edukimit. Me përfundimin
e tyre, studentët përfi
tojnë diplomë "Master i nivelit
të parë (MNP), në mësuesi", për
ciklin e lartë të arsimit bazë.
Programet e studimit zgjasin për
një periudhë 1-vjeçare dhe ato
realizohen me 60 kredite. Për vitin
akademik 2008-2009, në këto
programe studimi janë planifi -
kuar të pranohen 240 studentë,
nga 120 për secilën degë.
Në Universitetin "Ismail Qemali",
në qytetin e Vlorës, studiojnë
aktualisht rreth 15000 të rinj e të
reja, të cilët përfi tojnë 21 diploma.