Elbasan arrestohet pedagogu i Matematikes

Arrestohet për ryshfet një pedagog i universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Pëllumb Kllogjeri 54 vjec pedagog i matematikës në këtë universitet ndalua nga policia nën akuzën e mitmarrjes në këmbim të provimeve. Sipas të dhënave zyrtare të drejtorisë së policisë së qarkut, zyra kundër krimit ekonomik e financiar e finalizoi operacionin e koduar “Zarfi” në orët e mesditës. 54 vjeçari u ndalua në flagrancë në zyrën e tij ku i është gjendur një sasi të hollash prej 700 mijë lekësh dhe një zarf me 100 Euro. Të njëjtat burime deklaruan se operacioni vazhdon dhe nën hetim janë edhe 2 pedagogë të tjerë të fakultetit ekonomik. Mjaft studente e pedagogë ankohen për ryshfet nga pedagogët, por deri më tani asnjë kallzim penal nuk është kryer në prokurori dhe organet e drejtësisë.