Al Jazira: Jaser Arafat u helmua me polonium
Lindje e Mesme- Testet e kryera nga një laborator në Zvicër kanë gjetur gjurmë të konsiderueshme të poloniumit-210 në rrobat e udhëheqësit të ndjerë palestinez Jaser Arafat duke shënuar një kthesë të re për një rast që ka fiksuar botën arabe për vite me rradhë.
‘Unë mund t’ju konfirmoj juve se matem sasi të pashpjegueshme të poloniumit-210 në sendet e zotit Arafat’- tha doktor Francois Bochod, drejtor i institutit për Al Jazira.
Rezultatet e testit të paraqitura në një dokumentar televiziv për Al Jazira treguan rrobat, furçën e dhëmbëve dhe shamitë e kokës që shfaqnin nivele çuditërisht të larta të elementit helmues.
E veja e Arafatit ka bërë thirrje që trupi i burrit të saj të ndjerë të zhvarrosej për hetime të mëtejshme. Arafat fillimisht udhëhoqi Organizatën Çlirimtare të Palestinës kundër Izraelit por nënshkroi një marrëvehsje paqeje për themelimin palestienz në Bregun Perëndimor dhe Gaza.
Ai ndërroi jetë në një spital në vitin 2004 në Francë pas një sëmundjeje të papritur e cila habiti mjekët duke shtuar thashetheme të shumta dhe teori.
Në vitin 2006 poloniumi-210 u gjet si shkaktari për vdekjen e spiunit rus Aleksandër Litvinenko në Londër, ai supozohet se është helmuar qëllimisht. Disa nga simptomat e Arafatit përfshirë të vjellat dhe gjendjen e komës janë në përputhje me efektet e helmimit nga poloniumit-210 i cili shkakton një vdekje tragjike.
Dyshohet se doza që i mori jetën Arafatit ishte shumë më e vogël se ajo që vrau Litvinenkon duke e bërë hetimin më të vështirë për ta zbuluar.
Dorina Bilbili/IDEA/