E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, autobusi përplas dy kalimtarë

ELBASAN-Sot në Elbasan dy kalimtarë kanë mbetur të aksidentuar rëndë nga një autobus që po transportonte pasagjerë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 të paradites pranë ish-Kombinatit Metalurgjik kur një automjet tip autobus me targa LB 1965 A me pasagjerë ka përplasur dy kalimtarë të rastit. Dy të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit ku dhe morën mjekimin e parë.
Policia e Elbasanit po heton për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›