E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, autobuzi aksidenton 2 kalimtarë



Dy persona kanë mbetur të plagosur në Elbasan, pasi u aksidentuan nga një autobus që po transportonte pasagjerë.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 10:30 të paradites në aksin Elbasan- Metalurgjik, pranë komplekseve industriale.
Autobusi me targa LB 1965 A me pasagjerë që po udhëtonte në drejtim të Elbasanit ka përplasur dy kalimtarët që i kanë prerë rrugën automjetit
Dy të plagosurit tentuan në kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, pa respektuar sinjalistikën rrugore.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertët e policisë rrugore të Elbasanit.
Ndërkaq, dy të plagosurit u nisën me urgjencë për në spitalin e Elbasanit ku morën ndihmën e parë mjeksore.
Më pas një prej të plagosurve u dërgua në spitalin ushtarak të Tiranës për ndihmë më të specializuar mjeksore.
Ndërkaq, policia e Elbasanit ka bllokuar autobusin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›