E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredi për buxhetin, ja projektet tona

18/03/2010 Kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj

FIER- Bashkia Fier do të marrë kredi nga bankat për realizimin e projekteve të vitit 2010. Buxheti i Bashkisë së Fierit për vitin 2010 ka filluar me minus 200 milionë lekë në krahasim me atë të një viti më parë. Sipas kryebashkiakut, boshllëku i krijuar nga mosakordimi i fondit të qeverisë në shumën prej 200 milionë lekësh do të mbushet me borxhin që do të marrë kjo bashki nga bankat e nivelit të dytë. Kjo bazuar në ligjin përkatës dalë në vitin 2009. “Është një buxhet i hapur, ka thënë Zeqaj, jemi minus 200 milionë lekë dhe kjo do të thotë se rrezikoheshin të mos realizoheshin shumë projekte për vitin 2010, të cilat kanë nisur tashmë qysh nga viti i kaluar. Ndaj ne do të marrim kredi nga bankat e nivelit të dytë, pasi këto projekte kanë nisur të zbatohen nga muaji mars i vitit 2009. Me specialistë të tjerë dhe me komunitetin ne kemi dhënë “ok” shumë projekteve, të cilat do t’i shërbenin komunitetit fierak. Disa nga pikat kryesore të buxhetit të ri parashikohet ndërtimi i urës së re në unazën e qytetit të Fierit, ndërtimin e aksit rrugor me 4 korsi nga hekurudha në QTU drejt jugut të qytetit të Fierit, ndërtimi i unazës së Fierit, ndërtimin e banesave sociale, plotësimin e projektit të bankës botërore për lyerjen dhe sistemimin e trotuareve në bulevardin kryesor të qytetit të Fierit etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›