Përmbytjet në Maliq, banorët protestojnë: Duam dëmshpërblim
KORCE-Banorët që u përfshinë nga përmbytjet në Maliq të Korcës kanë bllokuar sot per rreth nje ore rrugën nacionale Korcë-Pogradec, ne shenje proteste per mos vleresimin e demeve si pasoje përmbytjeve që ndodhën në këtë zonë. Por, protesta degjeneroi në përleshje me policinë pasi efektivët tentuan të ndalojnë protestën.
Banorët e Maliqit protestuan sot duke zënë rrugën nacionale Korcë-Pogradec. Kërkesat e tyre kishin të bënin me përmbytjet që ndodhën në zonë ditët e fundit për shkak të reshjeve të shumta që frynë dhe nxorrën nga shtrati lumin Devoll. Banorët kërkuan verifikim, vlerësim të dëmeve pasi vetëm kështu mund të marrin dëmshpërblimin e premtuar nga qeveria. Sipas tyre, autoritetet vendore nuk kanë bërë asnjë verifikim dhe vlerësim të dëmeve, ku te mbjellta, serat dhe pemet frutore u demtuan rende nga uji. banoret pretendojne se dhe banesat kane pesuar deme te medha.
Por, policia e Korcës e sinjalizuar për protestën dhe bllokimin e rrugës kan tentuar shpërndarjen e banorëve protestues duke e quajtur protestën të paligjshme. Banorët nuk kanë pranuar dhe janë përleshur për disa minuta me policinë, e cila me pas shperndu protestuesit duke liruar aksin.
Gjate kohes se protestes me dhjetra mjete nuk arriten të kalojnë dot pasi banorët nuk i lejuan ne shenje proteste. Kjo gje shkaktoi trafik në këtë aks, një prej akseve më të qarkullueshëm në vend. Banoret kercenuan se do te vazhdojne protestat.
(d.b/BalkanWeb)