E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, bashkë me festat vijnë dhe grabitjet masive



ELBASAN - Në 24 orët e fundit, në qytetin e Elbasanit kanë ndodhur katër vjedhje, ndërsa policia ka ndaluar 38-vjeçarin Ardian Nezha, i shpallur si i kërkuar pasi akuzohet për vjedhjen e “Optika Center" më 29 nëntor të këtij viti. Burime të policisë bëjnë të ditur se dje në mëngjes, qytetarja L. XH., 33 vjeç, lindur e banuese në Elbasan, kallëzoi në polici se teksa ecte afër Alba Postës, i kanë rrëmbyer çantën e dorës ku kishte 500 euro dhe 6000 lekë. Sipas denoncimit, ajo nuk i njihte njerëzit që e grabitën. Të njëjtat burime bënë të ditur se një vjedhje ishte konstatuar mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23:00 në lagjen “Visarion Xhuvani”, ku njerëz ende të paidentifikuar vodhën "me thyerje" lokalin “Bar Kafe Flamengo”. Grupi hetimor konstatoi se në këtë lokal janë vjedhur tre kompjuterë “DELL”, një televizor plazma si dhe një telefon celular me vlerë 25 mijë lekë. Sërish mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23:30, në lagjen “Luigj Gurakuqi” u konstatua vjedhja e lokalit të lojërave të fatit “Admiral”, ku grupi hetimor konstatoi se vjedhësit duhet të jenë "të brendshëm", pasi dera kryesore ishte e padëmtuar dhe e mbyllur me çelës. Aty janë vjedhur një kompjuter dhe 20 mijë lekë. Ndërkohë që ditën e djeshme, pronari i një dyqani ka denoncuar në polici vjedhjen e një sasie të konsiderueshme mallrash ushqimore, si dhe steka cigaresh të llojeve të ndryshme.

Trafiku i femrave, prokurori kërkon 34 vite burg për babë e bir

TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda i dha dje kohë mbrojtjes ligjore të të pandehurve Astrit dhe Nolgert Pata, babë e bir, të akuzuar për trafik femrash për qëllime prostitucioni, për të përgatitur konkluzionet përfundimtare. Vendimi është marrë nga Gjykata pas kërkesës së bërë nga përfaqësuesi ligjor i mbrojtjes së të pandehurve Astrit dhe Nolgert Pata. Seancën e ardhshme Gjykata, pasi të njihet me qëndrimin e palës mbrojtëse, do të shpallë vendimin përfundimtar për të pandehurit. Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me 34 vjet burg të Astrit dhe Nolgert Patës, që akuzohen për trafikimin për qëllime prostitucioni të një vajze shqiptare disa vite më parë në Norvegji. Ndërkohë, vajza, e cila dyshohet se është trafikuar për prostitucion në shtetin nordik, po i nënshtrohet një programi mbrojtjeje nga autoritetet e atjeshme. Dy të pandehurit u arrestuan një vit më parë në një operacion të organizuar nga Policia e Shtetit pas denoncimit të bërë ndaj tyre nga vajza e trafikuar në Norvegji.

Vjedhjet në Durrës, policia arreston tre persona

DURRËS – Dje policia e Durrësit ndaloi shtetasin Ervis Hoxha, i dënuar në mungesë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me një vit e gjashtë muaj burg për veprën penale të “vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i K. Penal. Gjithashtu Policia e Durrësit ka arrestuar dje Astrit Thaçin, 15 vjeç dhe Endri Agalliun, 16 vjeç për arsye se kanë thyer masën e sigurimit “arrest shtëpie” të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale të “vjedhjes”. Materialet për veprën penale “largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

20 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›