E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtresat në nevojë, Fondacioni Vodafone fillon turin e bamirësisë



Për pesë ditë me radhë Fondacioni Vodafone do të zhvillojë një “axhendë speciale” bamirësie në shtresat më të varfra dhe më të goditura të shoqërisë në të gjithë Shqipërinë. Ky aktivitet i ideuar prej disa muajsh do të nisë zyrtarisht në datën 22 dhjetor, ku është parashikuar që të zhvillohet një aktivitet festiv me fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës në qytetin e Sarandës. Në datën 23 dhjetor aktiviteti do të zhvendoset në qytetin e Gjirokastrës, ku do të kryhet dhe shpërndarja e disa dhuratave te familjet e dëmtuara nga shembja e pallatit në Girokastër, ndërsa solidaritet lidhur me këtë vizitë ka treguar dhe Kryqi i Kuq Shqiptar, nëpërmjet të cilit Fondacioni Vodafone do të ofrojë ndihma emergjente për familjet e dëmtuara. Më pas aktiviteti do të vazhdojë te shtëpia e të moshuarve të këtij qyteti, ku gjithashtu do të ketë shpërndarje dhuratash simbolike. Një ditë më pas, më datë 24, fondacioni do të rikthehet në kryeqytet për të zhvilluar aktivitetin festiv me fëmijët me nevoja speciale të shkollës “Luigj Gurakuqi”, ndërsa në të njëjtën ditë do të bëhen ndarje dhuratash edhe për fëmijët e shkollës 9-vjeçare në Gërdec. Në datën 26 dhjetor Fondacioni do të shpërndajë dhurata dhe do të zhvillojë një festë te Shtëpia e Fëmijës në Shkodër, për ta mbyllur aktivitetin një ditë më vonë. Për të ardhur dhe në ditën përmbyllëse, më 27 dhjetor, ku do të zhvillohet një vizitë dhe dhurata te azili i të moshuarve në Tiranë.

20 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›