E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, bllokohen 13 mjete të trafikuara

Bllokohen 13 mjete të vjedhura dhe të trafikuara në Elbasan. Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin kundër Trafiqeve të Paligjshme, ka bërë të mundur bllokimin e 13 automjeteve që qarkullonin pa dokumentacionin përkatës dhe që dyshoheshin si të vjedhura e të trafikuara nga jashtë. Operacioni i koduar “Vjeshta 2011” ka pasur si synim identifikimin, bllokimin, sekuestrimin e automjeteve të vjedhura, të trafikuara, atyre me targa të huaja, të cilat qarkullojnë në territorin e Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin, si dhe goditjen e individëve e grupeve kriminale që trafikojnë automjete të vjedhura nga vende të ndryshme të Evropës, të cilat qarkullojnë në territorin tonë. Gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë bllokuar 13 makina të tipave të ndryshëm, si “Mitsubishi”, Wolksvagen”, BMW, “Alfa Romeo”, “Benz-Mercedes”, “Opel” etj. Burime të policisë pohuan se operacioni do të vazhdojë. F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›