E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, breshëri plumbash në konvikt

Konviktorët e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, janë terrorizuar paraditen e sotme kur një person ka gjuajtur me armë në ajër në ambientet e konviktit.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se është vënë në pranga shtetasi Konstandin Dedja, 23 vjeç pasi dyshohet se është futur me armë në zonën e konvikteve të studentëve dhe ka qëlluar disa herë me breshëri.

Studentët e terrorizuar kanë njoftuar menjëherë policinë. Ende nuk janë bërë të ditur rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje ndërkohë që policia ka filluar punën intensive për zbardhjen e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›