E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmat ruse ende të bllokuara në Jarinjë

Ndonëse burime nga Brukseli konfirmojnë se është arritur marrëveshja ndërmjet Komisionit Evropian dhe Rusisë për kalimin e ndihmave ruse në pjesën veriore të Kosovës, një gjë e tillë mohohet të ketë nisur së zbatuari.

Duke iu referuar medieve kosovare, mësojmë se autokolona me ndihma ka qëndruar edhe gjatë natës në pikën kufitare 1 në Jarinjë.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Itar-Tass, kamionët transportojnë produkte ushqimore, veshmbathje, enë dhe mobilie. Lidhur me këtë çështje ka reaguar një ditë më parë dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila tha se ndihmat humanitare që vijnë në Kosovë, duhet ti ndjekin rregullat e njohura ndërkombëtare.

Sa u përket ndihmave humanitare që po vijnë në një pjesë të kufijve të territorit të Republikës së Kosovës, së pari ka disa rregulla dhe rregullore, të cilat duhet të respektohen në përputhje me konventat ndërkombëtare për ndihmat humanitare.

Së dyti, duhet bindur rregullave të vendit, për sa u përket ndihmave humanitare, sepse po hyni në një vend të pavarur, tha presidentja Jahjaga gjatë vizitës së saj në Uashington.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›