Tadiç: Ekstremistët në veri, duhet kontroll!
Për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, Serbia duhet ti bindë bashkëkombësit në Kosovë, që të mos hapin zjarr tek pjesëtarët e KFOR-it dhe që të vënë nën kontroll ekstremistët.
Kjo ka qënë deklarata e dhënë nga Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ditën e sotme në Beograd, ndërsa vuri në dukje se nuk ka mjete të cilat do të ndikonin tek ekstremistët në mesin e popullsisë serbe.
Pengesë për mua është fakti se si president i Serbisë, nuk kam sistem operacional, nuk kam ushtri dhe as polici në Kosovë, e as institucione shtetërore, me të cilat do të mund ta mbroja popullatën tonë atje, tha Tadiç.