Meta për Presidentin: Do të flasim me PD-në
Kryetari i LSI-së Ilir Meta në një konferencë për mediat deklaroi se për çështjen e kandidaturave të Presidentit të Republikës partia e tij do të konsultohet me Partinë Demokratike dhe forcat e tjera të koalicionit qeverisës. Meta theksoi se aktualisht është ende herët për të folur për një kandidaturë të mundshme.
Nuk dua t`i jap më shumë rëndësi sa çfarë i takon çështjes së Presidentit, aq më tepër kur jemi ende herët. Është një president tjetër në mandatin e tij. LSI në kohën e duhur do të mbajë qëndrimin e saj dhe do të konsultohet me Partinë Demokratike dhe forcat e tjera politike bazuar në këtë marrëveshje koalicioni, u shpreh kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim.