Memorandumi për Aviacionin Civil mes tre shteteve

Memorandumi është pjesë e projektit të gjerë në kuadrin e bashkëpunimit rajonal dhe një hap i rëndësishëm për marrëdhëniet tripalëshe në fushën e aviacionit civil.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të rrisë nivelin e sigurisë në aviacionin civil duke ndarë informacionin, eksperiencat dhe mbështetjen logjistike dhe secila prej palëve do të luajë një rol të rëndësishëm në përmbushjen e qëllimit të tyre. Firmëtarë ishin Drejtori Ekzekutiv i Aviacionit Civil të Republikës së Shqipërisë, Ervin Mazniku, drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj dhe drejtori i Aviacionit Civil të Maqedonisë, Dejan Mojsoski.
Ky është memorandumi i parë dhe marrëveshja e parë e këtij lloji që firmoset mes të tri palëve, duke hapur rrugën e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e avicionit civil mes Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Shkup të premten.
Zotërinjtë Mazniku, Gjonbalaj dhe Mojsoski theksuan se Memorandumi i Bashkëpunimit i hap udhë ofrimit të asistencës teknike përsa i përket ndarjes së ekspertizës dhe eksperiencës në fushën e sigurisë së aviacionit civil. Të tri drejtuesit theksuan po ashtu se Memorandumi i Bashkëpunimit do të vendosë një nivel të ri dhe të lartë teknik sa i përket zgjerimit të marrëdhënieve mes palëve.
"E gjitha kjo është e përqendruar në mundësinë aeronautike, në shërbimin e navigimit ajror, ndarjen e eksperiencave në lidhje me lëshimin e certifikatave të operimit të kompanive ajrore si dhe asistencën reciproke përsa përket regjistrimit, mbikqyrjes dhe certifikimit të aerodromeve"-tha zoti Mazniku. Të tri autoritetet nënshkrues të Memorandumit të Bashkëpunimit do të vendosin mekanizma funksionalë përsa i përket këshillimit, bashkërendimit dhe bashkëpunimit dhe ndarjes së informacioneve.
Sipas zotit Gjonbalaj, palët do të organizojnë grupe pune të përbashkët, seminare dhe konferenca të përbashkëta dhe forma të tjera zyrtare me qëllim që të ndajnë sa më mirë e të përfitojnë sa më shumë ekperienca dhe ekspertiza njeri me tjetrin. Drejtori Ekzekutiv i Aviacionit Civil të Republikës së Shqipërisë, Ervin Mazniku, ftoi palët nënshkruese, drejtorin e Aviacionit Civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj dhe drejtorin e Aviacionit Civil të Maqedonisë, Dejan Mojsoski, në një takim tripalësh që do të zhvillohet në fund të shtatorit për të diskutuar mbi bazën ligjore të funksionimit të autoriteteve të aviacionit civil dhe marrëveshjet ndërkombëtare, pjesë të të cilave janë shtetet përkatës, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova dhe në bazë të të cilave duhet të funksionojë aviacioni civil në rajon.
Qëllimi është që të ngrihet një grup ekspertësh për të përfituar aviacionet civilë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe më gjerë. Z. Mojsoski u pajtua me homologët Mazniku dhe Gjonbalaj që theksuan se të tri palët janë të prirura dhe synojnë të afrojnë zgjerimin e bashkëpunimit me theks të veçantë integrimin tërësor, përfshi të aviacionit civil me shtetet e tjerë, sikundër janë Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. /Start/
2011-08-20 09:39