Vlorë, dëmtimi i tubacioneve shkak për thatësirën

Kjo verë ka dënuar Vlorën, duke lënë shumë zona pa ujë dhe në thatësirë të plotë. Ky fakt është vënë re jo vetëm për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, por tashmë këtij problem i shtohet edhe dëmtimi i tubacioneve të sistemit të ujësjellësit. Në këtë zonë të njohur turistike, kalojnë tubacionet e presionit të lartë, ku në to, individë, pronarë hotelesh, banorët e zonës etj., kanë ndërhyrë në mënyrë abuzive duke shkaktuar kështu dëmtimin e sistemit të qytetit.
Më herët, drejtoresha e Ujësjellësit të Vlorës,Varvara Gjika, ka deklaruar se ka 40 % humbje në rrjet si pasojë e ndërhyrjeve ilegale, ndërsa krahas kësaj edhe Drejtoria e Shëndetit Publik ka deklaruar shpesh herë se nëse vihet dore në tubacionet e presionit të lartë, uji ka shumë mundësi që të qarkullojë i ndodut nëpër cezmat e banorëve dhe turistëve. Edhe pse në këtë gjendje, askush nuk kujtohet të riparojë këtë sistem dhe të pengojë personat që abuzojnë më mënyrë ta paligjshme në sistemin e ujësjellësit.