E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, dhunohet një nga drejtuesit e Aleancës Kuq e Zi.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë sulmuar Emilio Bitri 22 vjeç anëtar dhe drejtues i partisë më të re AK.

Emilio Bitri prej sulmit i janë shkaktuar plagë të lehta për të cilat është kuruar në spitalin e qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Rinia pas aktivitetit të partisë AK në Elbasan ku drejtuesit e kësaj force politike kanë deklaruar se do të nisin aksionin e tyre politik ditën e shtunë.

Ngjarja ka ndodhur pas aktivitetit të Aleancës Kuq e Zi në këtë qytet.

Ende nuk njihen shkaqet e sulmit ndaj Emilio Bitri.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›