Elbasan, dy lëkundje tërmeti, s`ka dëme materiale

Pak minuta më pare, rrjeti sizmiologjik regjistroi lëkundje të forta tërmeti në Elbasan. Sipas burimeve për “Ora News”, janë ndjerë dy lëkundje tërmeti, me një diferencë 20 minutash mes tyre.Tërmeti ka patur magnidutë 3.5 shkallë rihter dhe intensitet 4-5 ballë. Burimet bëjnë të ditur se nuk ka raportime për dëme si pasojë e lëkundjeve të tërmetit.
Nderkaq, bëhet e ditur se lëkundjet janë ndjerë në fshatin Okshtun i Vogël. Tërmeti i parë është ndjerë në orën 18.15 min dhe tërmeti i dytë, në orën 18:35 min.