Meta në gjykim për videon, Gj.e Lartë do inspektojë pamjet

Video-përgjimi Meta-Prifti do ti nënshtrohet edhe një herë riekspertimit, për të vertetuar edhe një herë autenticitetin dhe më pas do vendoset nëse do të merret si provë, apo jo. Ky është vendimi i marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i cili do të vendos edhe ekspertët që do të rivëjnë edhe nje herë ekspertimin e videos, e cila më parë i është nënshtruar ekspertimit nga ekspertë amerikanë.
Pas këtij vendimi, kanë reaguar edhe avokatët e Ilir Metës, Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja, që këtë vendim e kanë cilësuar si sukses të ish-zv.Kryeministrit. Ndër te tjera, ata kanë pohuar se ekspertimi i bërë nga amerikani i ka kushtuar një sasi të madhe parash taksapaguesve shqiptarë, pasi eksperti ka qenë i huaj.
Ndërsa me herët, pas katër orësh pritje në sallën e gjyqit, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me relator Ardian Dvoranin, kanë rrëzuar kërkesën e avokatëve për pushimin e gjykimit, për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të veprimeve hetimore, për pavlefshmërinë relative dhe papërdorshmërinë, përkatësisht të akteve proceduriale rrëzoi kërkesën paraprake të mbrojtjes së të pandehurit Ilir Meta, përsa i përket papërdorshmërisë së deklarimeve të shtetasit Dritan Prifti, me pretendimin se është person i akuzuar në një procedim të lidhur.