E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, ekzekutohet 20 vjeçari, identifikohet autori

Një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qarkun e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Bujqës të Elbasanit kur Donald Lamçja se është qëlluar për vdekje me automatik në afërsi të shkollës së fshatit.
 

Sipas policisë viktima në momentin e vrasjes ishte në një lokal me disa shokë të tij kur është thirrur nga autori të dilte jashtë lokalit. Pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, autori ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar mbi 20-vjeçarin dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Policia thotë se ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa ka identifikuar autorin e vrasjes dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›