E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, ekzekutohen 2 shqiptarë, s`dihen motivet

Dy shqiptarë janë ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës në një klinikë mjekësore në Pavia, rajoni i Lombardisë.
 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se dy shqiptarët, përkatësisht të moshës 36 dhe 25 vjeç janë qëlluar me kallashnikov.
 

Sipas mediave italiane gjatë atentatit ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person, kombësia e të cilit nuk bëhet i ditur ende.
 

Ndërkohë policia italiane ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›