Elbasan, furgoni del nga rruga, plagosen 7 persona
7 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e pasdites së sotme në rrethin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zabalinë, ku një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe kanë mbetur të plagosur 7 persona.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.