E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 30-vjeçari hidhet nga kati i 4-tërt, shkak depresioni

Një 30-vjeçar është hedhur nga pallati, mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në sheshin “Avni Rustemi”, ndërsa policia ka bërë të ditur se viktima e ngjarjes është shtetasi Taip Çiço, 30-vjeç, i cili mësohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit.
 

Sipas burimeve, mësohet se viktima banonte në pallatin ku ndodhi ngjarja. Nga deklarimet e marra prej hetuesve në vendin e ngjarjes është mësuar se viktima vuante prej disa kohësh nga depresioni.
 

Policia deklaron se është në pritje të rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, për të vijuar hetimet në lidhje me ngjarjen.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›