E Diel, 1 Nëntor 2026

PS akuza për Parlamentin e ri. Topalli: Taulant Gjura, shpif e trillon, Kuvendi i Shqipërisë nuk është zyra e PS-së dhe Bashkisë Tiranë

25-03-2011 / Gazeta 55

Partia e Enver Hoxhës, nëpërmjet shokut Taulant Gjura guxoi për të disatën herë  të ndotë  ambientin e veshët e shqiptarëve me gënjeshtra të paskrupullta, produkt i zyrës  së Propagandës e Dezinformimit te PSSH. Kryetarja e Kuvendit gjen rastin të informoje publikun se deklarata e radhës së zëdhënësit  të shokut Rama  është një gënjeshtër fund e krye, jo vetëm në çdo fjali, jo vetëm në çdo  fjalë, por në çdo germë dhe shifër të saj.

Taulant Gjura gënjen për gjithçka në lidhje me rikonstruksionin e sallës së seancave plenare, gënjen për apartamentin, gënjen për  reklamat, gënjen  për votimin në internet.

Çdo hap i ndërmarrë për të celebruar 100-vjetorin e themelimit  të Shtetit Shqiptar, me të parën godinë të parlamentit të ndërtuar ndonjëherë në këtë vend, është bërë në transparencë e respekt të plotë të vendimit  Nr. 66,datë 21.10.2010 të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe te vendimit  unanim Nr. 1  datë, 2.11.2010 të të gjithë anëtarëve  të Komitetit  Shtetëror, përfshirë  shefat e shokut Gjura, respektivisht te shokëve Edvin Rama e  Gramoz Ruçi. Gjithashtu, Kryetarja Jozefina Topalli në emër të Kuvendit të Shqipërisë gjen rastin të falënderojë emrat më të ndritur të arkitekturës botërore që na nderuan me kontributin e tyre si projektues apo vlerësues në konkursin më transparent e më publik të realizuar ndonjëherë. Fakti që shoku Gjura merr guximin të shpife duke transformuar krejtësisht një shkrim të botuar në gazetën vjeneze “Ëiener Zeitung”, nuk e zbeh aspak transparencën dhe suksesin e këtij procesi, e as mirënjohjen dhe interesimin që shqiptarët dëshmuan duke vizituar masivisht maketet e ekspozuara në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë. Për çdo të interesuar, dhe në respekt të së vërtetës dhe transparencës, në faqen e internetit të Kuvendit po publikojmë të plotë artikullin e gazetës “Ëiener Zeitung” në variantin e saj origjinal (gjermanisht) si dhe në variantin shqip. Duke përfunduar, Kryetarja e Kuvendit sqaron se nëse do t’i kishte shkuar ndonjëherë në mendje të abuzonte me fondet publike duke trukuar konkurse apo sajuar konkurime, do të kishte vendosur të merrte teserën e Partisë Socialiste dhe të drejtonte Bashkinë e Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë nuk është Bashkia e Tiranës, është modeli krejt i kundërt i saj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›