Militantë të PS-së, vërsulen si kamikazë te Liqeni për të penguar ndërtimin e Unazës së Madhe

Reagon Ministria e Punëve Publike
UPDATE- Militantët e Partisë Socialiste u përpoqën sot të bllokonin punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, me pretendimin se Ministria e Punëve Publike dhe Transportit nuk ka bërë shpronësimet. Nëqoftëse i referohemi pamjeve televizive të transmetuara duket qartë se ata që protestuan janë të njëjtën persona që u shfaqën një javë më parë, në protestën për prishjen gjoja të Kopshtit Botanik, gjë që tregon qartë, që gjithëçka është e inspiruar politikisht nga Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili po bëhet pengesë, në mënyrë të qëllimshme, duke spekuluar që ndërtimi i Unazes së Madhe ka filluar pa u realizuar procedurat ligjore të shpronësimit. Për transparecë ndaj publikut sqarojmë se: • Punimet kanë filluar në atë pjesë të projektit në të cilin sipas konfirmimit zyrtar të dhënë nga Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, pasuria, rezultonë të jetë në pronësi të Shtetit dhe konkretisht me nr. pasurie 1/24, e ndodhur në Zonën Kadastrale nr.8280 Sauk, dhe jo në pronësi private, sikurse pretendohet dhe spekulohet. Për sa i përket pasurive te paluajtshme në pronësi private, të cilat preken nga ndërtimi i këtij segmenti rrugor, sqarojmë, se po ndiqen procedurat përkatëse ligjore për shpronësimin e tyre si në çdo investim tjetër për interes publik. E ftojmë Zotin Rama të heq dorë nga lëvizje të tilla që nuk i kontribojnë qytetit. Unaza e Madhe e Tiranës është një ndër projektet më madhore të infrastukturës, e cila do ti japi frymë kryeqytetit duke e çliruar nga kaosi në të cilën ndodhet . Bashkia e Korçës s’i ka njoftuar qytetarët për qendrat e votimit Bashkia e Korçës ende nuk e ka filluar procesin e njoftimit të qytetarëve për vendndodhjen e qendrave të votimit, megjithëse afati që përcakton Kodi Zgjedhor është tejkaluar tashmë. Shqetesimi bëhet i ditur nga nënkryetari i KZAZ për bashkinë e Korçës, Adrian Maho, i cili shprehet se bashkia ka detyrim ligjor të tregojë numurat e qendrave të votimit dhe vendndodhjen e tyre , pasi mund të ketë votues që t’u jenë ndryshuar qendrat e votimit dhe në këto kushte, nuk dinë se në cilën qendër duhet të votojnë në datën 8 maj. Përveç kësaj, Bashkia e Korçës nuk ka dorëzur ende pranë KZAZ-së dokumentacionin përkatës, për t`i dhënë mundësi komisionit, që të verifikojë nëse qendrat e votimit janë në përputhje me kërkesat e ligjit. Nga ana tjetër, KZAZ po vazhdon punën për pranimin e dokumentacionit të kandidatëve, që do të garojnë për kreun e bashkisë së Korçës dhe për këshillltarë. Deri tani, kanë paraqitur kërkesë pranë këtij komisioni tre kandidatë të pavarur, të cilët do të garojnë për këshilltarë, dy prej të cilëve janë përfaqësues të komunitetit rom dhe një tjetër, përfaqësuesi i organizatës Omonia. Sipas Kodit Zgjedhor, subjektet politike kanë afat për të paraqitur dokumentat përkatëse 30 ditë para datës së zgjedhjeve.
...