Balla: Parlamenti i ri aferë korruptive Topalli: Ti gënjen
TIRANE- Deputeti socialist Taulant Balla ka bërë përgjegjëse direkte Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli për aferën e pastër korruptive, sic e quan ai konkursin ndërkombëtar të shpalljes së fituesit për kompleksin e ri parlamentar.
“Zonja Jozefinë është përfshirë tanimë edhe në një tjetër skandal në lidhje me shpalljen e projektit fitues për kompleksin e ri parlamentar. Sepse çuditërisht, kompania e zotit Ëolfgang Prix na qenka shpallur fituese ende përpara se zonja kryetare të organizonte konkursin me jurinë ndërkombëtare, ende pa u paraqitur projektet alternative për përzgjidhjen e një projekti përfundimtar”,- thotë Balla.
Akuzat e tij deputeti socialist i bazon në artikullin e gazetës austriake Wienner Zeitung, pikërisht kjo gazetë e ka nxjerrë fituesin e këtij projekti, 12 ditë para se të shpallej zyrtarisht fituesi nga kryeparlamentarja Topalli, sic tha Balla.
“Këtë e dëshmon fare qartë ky artikull i botuar në gazetën austriake Wienner Zeitung, më datë 12 mars 2011, në faqen dy të gazetës. Pra 12 ditë para se zonja Jozefinë të shpallte zyrtarisht fituesin, dhe madje 8 ditë para se të mblidhej juria ndërkombëtare e zonjës Jozefinë është paracaktuar fituesi. Ky është artikulli dhe këtu shpallet edhe emri i Wolfgang Prix, si fitues i projektit për ndërtimin e parlamentit shqiptar”,- u shpreh kryesocialisti.
Menjëherë pas tij vjen edhe reagimi i Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo e ka konsideruar një gënjeshtër fund e krye, deklaratën e sotme të deputetit të PS, Taulant Balla, sipas të cilit konkursi ndërkombëtar për kompeksine ri parlamentar është një aferë e pastër korruptive.
Në njoftimin për shtyp theksohet se Kryetarja e Kuvendit gjen rastin të informojë publikun se deklarata e radhës së zëdhënësit të shokut Rama është një gënjeshtër fund e krye, jo vetëm në çdo fjali, jo vetëm në çdo fjalë, por në çdo germë dhe shifër të saj.
“Çdo hap i ndërmarrë për të celebruar 100-vjetorin e themelimit të Shtetit Shqiptar, me të parën godinë të parlamentit të ndërtuar ndonjëherë në këtë vend, është bërë në transparencë e respekt të plotë të ligjit” -thekson Topalli.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS, Balla: Parlamenti i ri aferë korruptive