Elbasan, gjenden eshtra gjatë ndërtimit të një pallati

Gjenden eshtrat e përfaqësuesve të fesë bektashiane nga gërmimi me ekskavatorë të një firme private për ndërtimin e një pallati në Elbasan.
Përfaqësuesit e fesë bektashiane në qytetin e Elbasanit pretendojnë se janë dhunuar varret e tre përfaqësuesve të hershëm të tyre në lagjen “Partizani” të këtij qyteti, pikërisht aty ku sipas tyre dikur ka qenë e ndërtuar një teqe.
Ata pretendojnë se materialet e varreve janë shkatërruar dhe zhdukur nga firma që po bën punimet. Sekretari i bektashinjve Olsi Karaji thotë se është gjetur vetëm një kockë dhe një gur varri
Pretendimet e përfaqësuesve të bektashinjve mbështeten edhe nga banorë të kësaj zone të cilët shprehen kundra punimeve në këtë vend që për ta është i shenjtë.
Përfaqësues të firmës ndërtuese jashtë kamerave shprehen se pretendimet e bektashinjve janë të pavërteta dhe se në këtë vend nuk është gjetur asnjë eshter. Policia e Elbasanit po bën verifikimet përkatëse.