Zjarr në zonën muzeale të Gjirokastrës, s`ka të dëmtuar

Një tragjedi është evituar në qytetin e Gjirokastrës gjatë orëve të para të ditës së sotme. Një zjarr ka rënë në zonën muzeale të qytetit të gurtë të Gjirokastrës, duke rrezikuar të gjitha shtëpitë dhe objektet m vlerë kulturore dhe historike. Ndërkohë, me ndërhyrjen e e menjëhershme të repartit të zjarrëfikësve gjithçka është shuar në kohë. Zjarri mendohet të jetë shkakuar si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa nuk janë raportuar dëme të mëdha. Zjarri ka rënë ngjitur me zyrën e turizmit në Gjirokastër, si dhe banesave përreth. Por nga flakët është dëmtuar vetëm një godinë e pabanuar.