E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes pas dhunes se bashkeshortit

BERAT- Gruaja e dhunuar barbarisht nga bashkeshorti dhjete dite me pare, nderron jete ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Lizheta Mice 60 vjec, nuk mundi t'i mbijetoje plageve qe e kaluan ne gjendje koma, qe prej dites se 13 qershorit te ketij viti kur u gjet nga e bija, Elona, ne gjendje agonie pasi ishte rrahur nga i dyshuari Prokop Mice, 63-vjec. Familjare dhe te aferm ne lagjen "Kushtrimi" te Beratit, i kane dhene dje ne mesdite lamtumiren e fundit te ndjeres, e cila ne oret e para te mengjesit, u soll e pajete ne banese. Burime nga familja thane per gazeten "KJ", se u njoftuan prej mjekeve rreth ores 01:30 te mengjesit se Lizheta ishte shuar, ndersa ne dijeni u vu edhe policia vendore. Prokuroria ka ndryshuar akuzen ne ngarkim te te dyshuarit dhunues, nga "ushtrim dhune me pasoje plagosjen", ne "ushtrim dhune me pasoje vdekjen". Mice akuzohet se mbajti per dy dite ne banese te plagosuren, pa e derguar ne mjekim, duke e torturuar pse nuk e linte qe te pinte alkool.

Burime zyrtare te policise, konfirmuan lajmin se ishin vene ne dijeni per vdekjen e te moshuares qe u keqtrajtua nga bashkeshorti per dy dite me radhe. "Nga grupi hetimor u moren masa, per te ndryshuar akuzen qe dyshohej i ndaluari Prokop Mice, i cili eshte ne gjendje arresti me vendim te gjykates", njoftoi Policia e Beratit dje. Me gjithe ndihmen e dhene, traumat e shkaktuara nga dhuna fizike i kane marre jeten 60-vjecares. Trupi i pa jete i gruas, mberriti dje prane familjareve ne lagjen "Kushtrim" te qytetit te Beratit, nga ku u percoll pak ore me pas, per ne banesen e fundit. Prane Prokurorise se Rrethit mesohet se eshte percjelle ceshtja e dyte dhe eshte kerkuar ngritja e akuzes "plagosje e rende me dashje, me pasoje vdekjen". Prokop Mice u arrestua nga policia me 13 qershor, pasi akuzohet per dhunimin fizik te bashkeshortes se tij, pas nje sherri ne cift per motive banale.

Si pasoje e dhunes, 60-vjecarja pesoi plagosje te renda ne fytyre, trup dhe trauma psikologjike, qe sipas mjekeve mund t'i rrezikonin komunikimin me njerezit. Per te fshehur veprimin, bashkeshorti nuk e dergoi ne spital per ndihmen mjekesore, duke e mbajtur dy dite ne banese. Ngjarja kishte ndodhur qe prej 11 qershorit dhe vetem dy dite me pas, ajo u dergua ne spital nga e bija, qe krejt rastesisht shkoi ne banese tek e ema. E tmerruar nga gjendja e te emes dhe ngjarja, vajza ka denoncuar te atin ne polici dhe nisi te demtuaren per ne spital. Gjate marrjes ne pyetje i dyshuari Mice ka rrefyer per policine, se shkak i ngjarjes ishte bere perpjekja e gruas per te mos e lejuar qe te pinte alkool ne shtepi. Gjate sherrit ai e ka goditur me sende te forta ne koke dhe trup, duke e lene te plagosur rende. Nuk ka denjuar ta dergoje ne spital, por e ka mbyllur ne shtepi derisa vajza zbuloi te verteten.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›