Elbasan, gjendet i vrarë një 52-vjeçar
52-vjeçari Gëzim Alikaj u gjend i pajetë në orët e vona të mbrëmjes së premte në afërsi të doganës së qytetit të Elbasanit. Kufoma e tij u gjet nga dy kalimtarë të rastit të cilat, pasi konstatuan ngjarjen, njoftuan sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, e cila menjëherë mbërriti aty me forca të shumta dhe bëri kqyrjen e kufomës.Pas veprimeve të para hetimore u konstatua se 52-vjecari ishte goditur me plumb në kokë në një nga rrugicat që lidh godinën e doganës me lagjen“Abdyl Myzyri”.
Krimi mendohet se ka ndodhur rreth orës 22:30, gjatë kohës që viktima, Gëzim Alikaj po parkonte makinën. Sipas informacioneve të para policore, ai është qëlluar papritur nga persona ende të paidentifikuar dhe ka vdekur në vend, pasi është goditur me plumb në kokë me pistoletë. Policia ka nisur hetimet në disa pista por mendohet se ekzekutimi i tij është bërë për motive të dobëta. Viktima ishte babai i katër fëmijëve dhe punonte si shofer prej një periudhe të gjatë.
Besim Dybeli < I mëparshmi