E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi i referimit, fund mitmarrjes

Ministri i Shendetsise Petrit Vasili ka përforcuar dhe njehere mesazhin, se sitemi i ri i referimit, qe ka filluar te zbatohet ne institucionet shendetesore, lufton korrupsionin dhe njekohesisht, ofron nje sherbim me cilësor per pacientet shqiptare. Vendosja e mjekut te familjes ne qender te këtij sistemi, dhe përforcimi i rolit te tij, eshte nga synimet e strukturave te shendetesise.

"Ky sistem eviton ne menyre absolute qe abuzivisht te kemi nje kontakt te drejt per drejt, ndonjehere me elemente korruptive, nga pacientet ne njeren ane dhe sistemit shendetesor nga ana tjeter. Por ofron transparence te plote dhe shqiptaret ne pergjithesi te perceptojne ti kemi marredheniet drejt per drejt, e cila kalon pastertisht ne rruget profesionale dhe jo ne rrugen e parave qe jepen ne dore" , tha Petrit Vasili, minister i Shendetesise.

Kete deklarate kreu i Shendetesise e beri gjate, nje takimi me mjeke te familjes nga te gjitha rrethet e Shqiperise, te cilet kane marre pjese ne nje seminar ku jane mbajtur dhe referime, ne lidhje me zbatimin e sistemit te referimit.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›