E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali i Durrësit, shërbim cilësor. Hana: Pagat 15% më të larta

Spitali Rajonal i Durresit ka zhvilluar konferencen e dyte mediko-kirurgjikale ku kanë qenë të pranishëm edhe mjeke të spitaleve të tjera te vendit.Prof dr Besim Elezi,shef i sherbimit te kirugjise ka theksuar se cilesia e spitalit te Durresit eshte rritur ndjeshem dhe se reformat kane rendesi te madhe,pavaresisht se mund te jene te dhimbshme.

"Baza e elementit njeri jane dy, standardi i larte etiko-moral dhe profesionalizmi i larte. Ne si nje njesi baze e nje institucioni shendetesor na del kjo detyre, te persosim keto dy veti", tha Besim Elezi, shef i Sherbimit te Kirugjise ne Durrës.

Ndërsa drejtorsha e ISKSH-se Elvana Hana ka vlerësuar se perfshirja ne skemen e sigurimeve shendetsore te spitalit te Durresit ka bere qe pagat e personelit te ketij spitali te jene rreth 15 perqind me te larta se te mjekeve te spitaleve tjera.

"Eksperienca e spitalit pilot te Durresit, rezulton shume pozitive nga ato te dhena qe ne kemi matur ne vazhdimesi ne keto 11 vjet, gje qe ka bere te mundur qe ai sot te krahasohet pa dyshim me nje spital te nivelit terciar shume dinjitoz. Kjo fale dhe perthithjes se personelit mjekesor me grada shkencore dhe mjaft te kualifikuar", tha Elvana Hana, Drejtoresha e ISKSH-se.

Konferenca eshte konceptuar te zhvillohet ne dy sesione, me nga dy seanca secili. Ne sesionin Kirurgji kane referuar 24 grupe mjekesh, ndersa ne sesionin Semundje te brendshme 25 grupe te tjere nga mjeke dhe specialiste te njohur.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›